Pas humbjes në derbi Drita kërkon fitore ndaj Dukagjinit

Futboll

Pas humbjes në derbi Drita kërkon fitore ndaj Dukagjinit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:54
Superliga e Kosovës

Xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.

Drita vjen në këtë ballafaqim pas humbjes nga Gjilani në derbi me rezultat 1-0 dhe ka nevojë për fitore në mënyrë që të qëndrojë në hap me liderët e tabelës Ballkani e Gjilani.

Momentalisht Drita është pesë pikë prapa Ballkani në vendin e parë dhe nga përballja me Dukagjinin kërkohen tri pikë duke parë formën jo të mirë të skuadrës nga Klina.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat