Mesazhi i Mbappes kur krahasohet me Messin dhe Ronaldon

Futboll

Mesazhi i Mbappes kur krahasohet me Messin dhe Ronaldon

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 00:19
Foto ilustrim

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe pranoi se i duhet një rrugë e gjatë që të krahasohet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldos, derisa fliste në ceremoninë e Topit të Artë.

Francezi u rendit në pozitën e nëntë në garën për Topin e Artë, të cilin e fitoi bashkëlojtari, Lionel Messi.

I pyetur për krahasimet me dy legjendat e futbollit, Mbappe insistoi se nuk është në nivelin e tyre.

“Është kënaqësi, por nuk jam në nivelin e tyre. E kanë fituar shumë herë, ata janë legjendë”.

“Jam me fat që luajë me Leon dhe mësoi çdo ditë prej tij. Thjeshtë që emri im të jetë afër tyre është krenari”.

Derisa, Messi e fitoi këtë trofe, Ronaldo u rendit i gjashti. Ndërkohë, Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga PSG.

Në 145 ndeshje, fituesi i Kupës së Botës ka arritur të shënoi plotë 120 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat