Topi i Artë dhe të gjitha çmimet që u ndanë mbrëmë

Futboll

Topi i Artë dhe të gjitha çmimet që u ndanë mbrëmë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:35
Lionel Messi

Ylli i Paris Saint-Germain Lionel Messi e fitoi mbrëmë Topin e Artë, duke e zgjeruar rekordin e tij si lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin në fjalë plot shtatë herë në histori të futbollit.

Sa i përket statistikave, 34 vjeçari kishte një sezon të frytshëm në nivel klubi, duke regjistruar 32 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Por, ishte suksesi me Kombëtaren e Argjentinës ajo që ia vlen të cekët, ku Messi e fitoi trofeun e parë të Copa America në karrierën e tij.

Sulmuesi i Bayern Munich Robert Lewandowski u rendit i dyti, menjëherë pas Messit, por u bë i pari që e fitoi çmimin e “Sulmuesit të Vitit”, pasi këtë vit ka më së shumti gola se çdo lojtarë tjetër në Top 5 ligat evropiane.

Respektivisht, Lewandowski në vitin 2021 ka regjistruar 53 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat, duke pasur një mesatare prej një goli në çdo 67 minuta të ndeshjes.

Bashkëlojtari i Messit te PSG Gianluigi Donnarumma e fitoi trofeun e “Yashin”, çmim ky i cili dhurohet për portierin më të mirë. Po ashtu, Donnarumma u renditet në pozitën e 10 në votimet për Topin e Artë.

Tinejxheri i Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës Pedri e fitoi trofeun “Kopa”, pas paraqitjeve të shumta të tij në nivel klubi dhe kombëtareje, pavarësisht faktit se është vetëm 19 vjeçar.

Një tjetër çmim shkoi drejt klubit të Barcelonës, ku në kategorinë e femrave, mesfushorja Alexia Putellas fitoi Topin e Artë për femra, pasi ndihmoi gjigandin katalunas drejt titullit në ligë dhe atij të Ligës së Kampionëve.

Për fund, pasi kishte 11 lojtarë të nominuar në të gjitha kategoritë, Chelsea u inaugurua si Klubi më i mirë i Vitit.

Listën e të gjitha çmimeve të fituara mbrëmë në ceremoninë e Topit të Artë e gjeni më poshtë.

Topi i Artë – Lionel Messi (PSG dhe Argjentinë)

Trofeu Kopa – Pedri (Barcelona dhe Spanjë)

Trofeu Yashin – Gianluigi Donnarumma (PSG dhe Itali)

Klubi më i mirë i vitit – Chelsea (Angli)

Sulmuesi më i mirë i vitit – Robert Lewandowski (Bayern Munich dhe Poloni)

Topi i Artë për femra – Alexia Putellas (Barcelona dhe Spanjë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat