Dembele mund të transferohet në Angli

Futboll

Dembele mund të transferohet në Angli

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:33
Dembele mund të transferohet në Angli

Sulmuesi francez duket se do të largohet nga Barcelona.

Ousmane Dembele ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, që i skadon në qershor të vitit 2022.

Sipas mediave spanjolle, futbollisti është i interesuar të mbetet te Barça, por agjenti i tij po këmbëngul që ai të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Thuhet se agjenti i Demebeles e ka ofruar atë te disa ekipe angleze dhe shumë lehtë ai mund ta vazhdojë karrierën në Premier Ligë.

Man Utd thuhet se është skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit, ndërsa në garë për të ështe edhe Chelsea

24-vjeçari, edhe këtë sezon po përballet me shumë lëndime dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje me Barçën në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat