Disiplina italiane jep dënimin

Futboll

Disiplina italiane jep dënimin

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 13:46
Disiplina italiane jep dënimin

Skuadra e njohur italiane, Catania ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës së futbollit për shkak se nuk ka shlyer detyrimin e pagave ndaj lojtarëve.

Një nga futbollistët e klubit kishte dhënë një deklaratë duke thënë se ata nuk janë paguar që nga korriku.

Komisioni i disiplinës ka pranuar akuzën e futbollistëve, duke e dënuar Catanian me heqje dy pikësh dhe detyrimin menmjëherë të pagesave ndaj futbollistëve.

Skuadra e Catanias ndodhet në Serinë C italiane, por më parë ka luajtur në Seria A. Kushtet e vështira financiare bën që klubi të binte në Serinë B në vitin 2014. Ndërsa vetëm një vit më pas, Catania Calcio u rrëzua gjithashtu në Serinë C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat