Prishtina në presion të Dritës, trajneri boshnjak kërkon fitoren e radhës

Futboll

Prishtina në presion të Dritës, trajneri boshnjak kërkon fitoren e radhës

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:09
Ibrakoviq

Prishtina në presion të Dritës nga Gjilani, në takimin e javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet nesër në orën 13.30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Është derbi i madh i kësaj jave mes dy skuadrave që kanë lojtarë të dëshmuar në radhët e tyre.

Kryetrajneri i skuadrës prishtinase, Abdullah Ibrakoviq si dhe mesfushori Endrit Krasniqi kanë folur për ndeshjen në fjalë për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina.

“Pres një ndeshje të fortë ndaj një skuadre stabile dhe solide si Drita. Ata kanë skuadër me shumë përvojë me shumë futbollistë të mirë. Ne duhet do të jemi agresivë dhe të fortë fizikisht në këtë përballje. Skuadra jonë ka dëshirë për fitore dhe jemi të përgatitur taktikisht.

Futbollistët janë të gatshëm të japin edhe atomin e fundit nga vetja. Ne jemi stabilizuar dhe ky është faktori më me rëndësi tani”, deklaroi Abdulah Ibrakoviq për faqen zyrtare të Prishtinës.“Tifozët tanë “Plisat” e dinë se ku është shtëpia e tyre dhe ku zemra e tyre rrah më së shumti”, shtoi trajneri boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat