Arsenali e sfidon Newcastlen për Rabiotin

Futboll

Arsenali e sfidon Newcastlen për Rabiotin

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:27
Arsenali e sfidon Newcastlen për Rabiotin

Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi.

Futbollisti francez nuk e ka treguar veten sa duhet në Torino dhe duhet t’i bëjë valixhet gati.

Dhe, interesimi i klubeve të njohura për ish-futbollistin e Paris Saint-Germainit nuk po mungon.

Portali italian “Tuttomercatoweb” raporton se në garë për përfaqësuesin francez janë futur dy klube të Premierligës.

Arsenali e do lojtarin qe një kohë, kurse së fundmi “në lojë” është futur edhe Newcastle.

Juve do t’i dëgjojë ofertat për 26 vjeçarin në janar.

Pra, Rabiot mund të bëhet me ekip të ri qysh muajin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat