Renato Sanches i jep dritën e gjelbër Arsenalit

Futboll

Renato Sanches i jep dritën e gjelbër Arsenalit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:15
Renato Sanches

Ylli i Lille, Renato Sanches, ka dhënë dritën e gjelbër për skuadrën e Arsenal, para merkatos së janarit, derisa insiston se është gati për një lëvizje të madhe.

Renato ka bërë të ditur se ka biseduar me agjentin e tij për ofertat që ka në tavolinë.

“Milan dhe Arsenal ndoshta janë të ineteresuara, kam folur me agjentin tim për këtë por nuk mund të them më shumë”, ka thënë Sanches.

“Unë vetëm e di se jam i gatshëm”, shtoi ai.

“Nëse oferta arrin, do ta vlerësoj. Milan është klub i madh – historik, klas. Më pëlqejnë vërtetë”, ishin fjalët e portugezit.

Arsenal raportohet të ketë interesim për lojtarin dhe këtë e kanë bërë të ditur për Lille dhe vet përfaqësuesit e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat