​Konfirmohen pesë mungesa të Bayernit për ndeshjen me Barcelonën

Futboll

​Konfirmohen pesë mungesa të Bayernit për ndeshjen me Barcelonën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:22
Bayer Munihu

Trajneri i Bayer Munihut Julian Nagelsmann ka konfirmuar mungesën e pesë lojtarëve për ndeshjen e së mërkurës kundër Barcelonës.

Bayerni dhe Barça do të ballafaqohen në “Alianza Arenan” e zbrazur në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

Gjiganti gjerman tashmë e ka përfunduar punën sa i përket kualifikimit në fazën tjetër derisa Barcelona duhet të fitojë për ta siguruar vazhdimin tutje në këtë garë.

Negelsman ka thënë se në këtë sfidë nuk do të paraqiten për shkak të lëndimeve Choupo Moting, Goretzak, Kimmich, Gnabry dhe Sabitzer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat