Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:36
Prapaskenat

Karl Heinz-Rummenigge i dha fund detyrës si drejtues i Bayern Munchen 30 qershorin e këtij viti.

66-vjeçari po punon si këshilltar strategjik i UEFA-s, teksa në rrëfimin e fundit për mediat italiane ka zbuluar dy prapaskena interesante që lidhen me dy lojtarë të Juventusit.

“Federico Chiesa është i preferuari im tek Italia, sigurisht pas dyshes Chiellini-Bonucci. Ai është i ndryshëm nga Robben dhe Ribery, edhe pse më kujton disi Arjen kur niset me top në këmbë.

Chiesa driblon dhe godet portën. E pranoj, te Bayerni menduam për të kur ishte pjesë e Fiorentinës. Tani unë nuk jam më drejtues i klubit, por mendoj se skuadra është në rregull me lojtarët që ka në krah.

Po ju tregoj edhe një sekret tjetër: ishim të interesuar për Dybala kur ishte te Palermo dhe po bëhej gati të transferohej te Juventusi”.

Në fund një koment për garën e titullit në Serie A.

“Uroj të shpallet Interi kampion, por vlerësoj shumë edhe Napolin e Spallettit. Gjithsesi, unë mendoj se nuk duhet nënvlerësuar Juventusi, e nisën keq, por do e marrin veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat