Llapi - Prishtina, formacionet zyrtare

Futboll

Llapi - Prishtina, formacionet zyrtare

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:29
Llapi - Prishtina, formacionet zyrtare

Dy skuadrat rajonale, Llapi dhe Prishtina përballen në kuadër të xhiros së 18-të në BKT Superligë.

Pas një ecurie pozitive, dy ekipet kanë ngecur në ndeshjet e fundit dhe janë distancuar nga tri skuadrat e para në tabelë.

Llapi në këtë takim vije pas dy barazimeve radhazi ndaj Gjilanit e Dukagjinit me rezultat të  njëjtë 0:0.

Ndërkohë Prishtina në këtë sfidë vije pas humbje 0-1 nga Drita.

Aktualisht Llapi ka 26 pikë në vendin e katërt në tabelë, derisa Prishtina 24 pikë.

Dy skuadrat duan fitore për të mbetur në garë me ekipet tjera pretendente për titullin e kampionit.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Idrizi, Prenci, Krasniqi, Emini, Veliu, Selmani,  Ramadani, Shabani, Rivera, Shillova.

Prishtina: Halimi, Bekteshi, Mici, Ismajli, Shabani, Kryeziu, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi, John.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat