Premier Liga angleze, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Premier Liga angleze, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Premier Liga angleze vazhdon sot me xhiron e 16 të sezonit 2021/22, ku në program do të kemi disa ndeshje tejet interesante.

Në programin e sotëm ishte paraparë që të zhvillohet edhe ndeshja mes Brighton dhe Tottenham, por për arsye se ky i fundit ka probleme me Covid-19, ku më shumë se tetë lojtarë kanë rezultuar pozitiv, ndeshje është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Ndërsa me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje, ku skuadra e West Ham zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Burnley, kurse Leicester pret në shtëpi Newcastle.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të zhvillohet në “Selhurst Park” ku skuadra e Crystal Palace zhvillon ndeshje si vendase kundër Evertonit të Rafael Benitez.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

15:00 Burnley – West Ham United (Stadiumi Turf Moor)

15:00 Leicester City – Newcastle United (Stadiumi King Power)

17:30 Crystal Palace – Everton (Stadiumi Selhurst Park)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat