Nesër nis turneu memorial “Fadil Vokrri”

Futboll

Nesër nis turneu memorial “Fadil Vokrri”

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Nesër nis turneu memorial “Fadil Vokrri”

Të enjten më 23 dhjetor fillon turneu memorial i cili organizohet për nder të veprës dhe jetës së legjendës respektivisht presidentit historik të FFK-së, Fadil Vokrri.

Turneu organizohet në dy kategori ku do të marrin pjesë 16 shkolla të futbollit me gjeneratën U13 si dhe do të jenë ekipet e të rriturve të cilat do të garojnë për çmimin e madh kampion të “FADIL VOKRRI CUP 2021”.

Tashmë është hedhur shorti për 20 ekipe të gjeneratës U13 si dhe 16 ekipe të seniorëve.

Turneu që organizohet nga Fatos Dili është nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat