Italia - Maqedonia e Veriut nuk luhet në Palermo?

Futboll

Italia - Maqedonia e Veriut nuk luhet në Palermo?

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:54
Italia - Maqedonia e Veriut nuk luhet në Palermo?

Raportohet nga Italia se ndeshja mes Italisë e Maqedonisë së Veriut me 24 mars mund të mos luhet në Palermo, në stadiumin “Renzo Barbera” siç ishte paralajmëruar.

Bëhet e ditur se ky duel gjysmëfinal i play-off-i për Kampionatin Botëror, mund të mos luhet në Palermo pasi që nuk i plotëson kriteret për t’u zhvilluar një ndeshje e tillë. 

Fusha është në gjendje të tmerrshme, ndaj trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është i shqetësuar për një arsye.

Gjithashtu theksohet se është e mundur që Federata e Futbollit të Italisë, me kërkesë të trajnerit Mancini, të caktojë këtë ndeshje me Maqedoninë në vend të Palermos, për Bergamo apo Bologna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat