Për Mourinhon ka një ofertë nga një kombëtare futbolli

Futboll

Për Mourinhon ka një ofertë nga një kombëtare futbolli

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:39
Për Mourinhon ka një ofertë nga një kombëtare futbolli

Jose Mourinho duket se është futur në radarët e një shteti për të drejtuar kombëtaren e tyre.

Bëhet fjalë për Nigerinë të cilët kanë kërkuar shërbimet e teknikut portugez. Amaju Pinnick, presidenti i Federaës lokale të futbollit, ka kontaktuar me Mourinhon.

“Po, unë kam biseduar me Mourinhon. Gjithashtu edhe ministri ynë i sportit ka biseduar me të. Ne kemi kontaktuar trajnerin aktual të Romës për t’i bërë një propozim për të drejtuar kombëtaren nigeriane në Kupën e Kombeve të Afrikës”.

Por sipas informacioneve, Mou e ka refuzuar këtë kërkesë pasi nuk është i interesuar të drejtojë tjetër ekip përveç Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat