Kaos

Futboll

Kaos

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Kaos

Seria A ka shanse reale që të humbë një skuadër nga data 1 janar dhe ta mbyllë këtë kampionat me 19 ekipe.

Nëse Salernitana nuk u paraqit në fushë ndaj Udinezes si rrjedhojë e COVID dhe rrezikon humbjen 3-0 në tavolinë, për klubin nga Salerno paralajmërimi më i fortë ka ardhur nga Federata Italiane e Futbollit.

Duke qenë se ky ekip ishte në pronësi të presidentit të Lazios, Klaudio Lotito dhe ky i fundit pasi ka hequr dorë nga pronësia, për skuadrën nuk po gjendet ende një blerës.

Gabriele Gravina, numri një i Federatës italiane, dje e ka thënë troç: “Salernitanën nuk mund ta mbajmë më ne nën mbikëqyrje, prandaj nëse nuk vjen një blerës deri më 31 dhjetor, skuadra do të përjashtohet nga Seria A”.

Nëse kjo ndodh, çdo ekip që ka marrë pikë ndaj Salernitanës në fazën e parë do të shohë që t’i ulen ato. Dhe mbi të gjitha, çdo javë do të ketë një nga 19 skuadrat e mbetura në garë që të bëjë pushim deri në fund të kalendarit në maj.

Kujtojmë që pjesë e Salerintanës është mbrojtësi i Kombëtares tonë, Frederik Veseli, i cili po luan për herë të parë në Serie A, që mesa duket do të zgjasë vetëm këtë sezon…

Edhe nëse nuk përjashtohet, sërish Salerintana është e rënë në Serie B, pasi ka një ekip shumë të dobët dhe rënia në një kategori më poshtë për Veselin me shokë është e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat