Premier League vazhdon sot me gjashtë ndeshje

Futboll

Premier League vazhdon sot me gjashtë ndeshje

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Kampionati më i fortë në botën e futbollit, Premier League vazhdon sot me gjashtë ndeshje të tjera.

Nga nëntë ndeshje sa ishin të planifikuara në orarin e Premier League për 26 dhjetorin, vetëm gjashtë vazhdojnë të jenë aktualisht me dritë jeshile.

Ndeshjet Liverpool – Leeds, Wolves – Watford dhe Burnley – Everton të gjitha janë shtyrë si pasojë e Covid-19.

Sot do të luajnë kampionët në fuqi, Manchester City, kundër Leicester, nëse nuk ndryshon diçka deri në orën 16:00.

Po ashtu, Chelsea luan në udhëtim kundër Aston Villas, derisa Arsenal i shkon Norwichit në kërkim të tri pikëve të tjera.

Tottenham luan ndaj Crystal Palace, West Ham ndaj Southampton derisa Brightoni përballet në shtëpi me Brentfordin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat