Viera rezulton pozitiv me COVID-19, mungon në ndeshjen ndaj Tottenhamit

Futboll

Viera rezulton pozitiv me COVID-19, mungon në ndeshjen ndaj Tottenhamit

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Patrick Vieira

Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, do të humbasë ndeshjen në udhëtim te Tottenham në Premier League, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Palace përmes një postimi ka konfirumar se Viera ka rezultuar pozitiv dhe se do të mungojë në ndeshjen e sotme.

“Ne mund të konfirmojmë se trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira është i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe do të mungojë në ndeshjen e sotme [të dielën] kundër Spurs”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndihmës-trajneri Osian Roberts do të zëvendësojë Vieira për ndeshjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat