Shumë yje të futbollit botëror do të jenë pjesë në këtë turne

Futboll

Shumë yje të futbollit botëror do të jenë pjesë në këtë turne

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:40
Shumë yje të futbollit botëror do të jenë pjesë në këtë turne

Sot në orën 17:00 do të startojë Kupa e Kombeve të Afrikës, me sfidën hapëse Kamerun-Burkina Faso.

Turnamenti do të zgjasë një muaj, pikërisht në shtetin e Kamerunit dhe pritet të jetë një muaj plot spektakël për futbollin.

Shumë yje të futbollit botëror do të jenë pjesë në këtë turne duke filluar me Muhamed Salah, yllin e Liverpool dhe liderin e Egjiptit.

“Faraoni” është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe prej këtij fakti kërkon ta udhëheqë kombëtaren e tij drejt lavdisë.

Por Salah nuk është i vetmi që kërkon të arrijë këtë trofe. Sadio Mane, Eduard Mendi, Nabi Keita, Rijad Mahrez, Oubamejang etj. janë disa nga yjet e Premier Ligës që do të jenë pjesë e turnamentit.

Gjithashtu dhe yje të tjerë botëror duke filluar me Ashraf Hakimin, Kalidu Kulibali, Andre Onana etj. do të kërkojnë fitimin e turnamentit.

Pretendenti kryesor për ta fituar këtë kompeticion është Senegali. Me shumë yje në ekip dhe finalist e herës së fundit, vlerësohet si kombëtarja që duhet mundur në këtë turne.

Pas tyre vijnë kampionët në fuqi të Algjerisë dhe më pas Bregu i Fildishtë dhe organizatorët e Kamerunit.

Kupa e Kombeve pritet të dhurojë spektakël ashtu siç ka dhuruar gjithmonë dhe kësaj radhe duket se asnjë ekip nuk duhet nënvlerësuar, pas paraqitjeve të tyre në kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat