Milan vazhdon të kërkojë mbrojtës

Futboll

Milan vazhdon të kërkojë mbrojtës

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:09
Nathan Ake.

Skuadra e Milan vazhdon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Rossoneri kanë disa hapësira në mbrojtje dhe janë në kërkim të një zëvendësuesi për Simon Kjaer.

‘The Sun’ shkruan se Milan kanë vënë shënjestrën në mbrojtësin e Manchester City, Nathan Ake.

Gjiganti italian është gati të bëjë lëvizje për 26 vjeçarin, ndonëse do të jetë vështirë të finalizohet marrëveshja.

Gjasat janë të vogla që City ta lirojnë Ake, pasi lojtari është treguar produktiv në rotacionet e Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat