Krizë në Premier League/ 72 raste pozitive me Covid

Futboll

Krizë në Premier League/ 72 raste pozitive me Covid

Më: 10 janar 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Premier League po vazhdon të përballet me krizën e shkaktuar nga vala e re e Covid-19.

Varianti i Omicron po përhapet me të madhe dhe ekziston rreziku që kampionati i futbollit të dëmtohet në përmasa të mëdha.

Sipas njoftimit të fundit, Premier League numëron 72 raste të reja pozitive me Covid-19.

Kjo shifër rezulton nga 12973 testime të kryera, me 3-9 janarit.

Testimeve u janë nënshtruar lojtarët dhe pjesëtarët e klubeve. Kjo është java e dytë radhazi që shënohet rritje në numrin e rasteve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat