Roma konfirmon një rast të ri me COVID-19

Futboll

Roma konfirmon një rast të ri me COVID-19

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:03
Roma

Roma ka zbuluar se në testime e fundit, një lojtar i tyre është infektuar me COVID-19.

Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre, Giallorossët bën të ditur se kanë një rast të ri me coronavirus, por pa treguar emrin e futbollistit.

“AS Roma bën të ditur se, pas një kontrolli të kryer me një tampon molekular, një futbollist ka rezultuar pozitiv me COVID-19”.

“Menjëherë janë njoftuar organet kompetente shëndetësore”.

“Lojtari është mirë dhe është në izolim në shtëpi”, përfundon njoftimi i tyre.

Në ditët në vazhdim pritet të mësohet emri i lojtarit që ka rezultuar pozitiv me coronavirus, por që Roma nuk ka dashur ta bëjë publik se kush është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat