Atletico Madrid – Athletic Bilbao, luftë për finale

Futboll

Atletico Madrid – Athletic Bilbao, luftë për finale

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:17
Athletic Bilbao

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në mes të Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos në Super Kupën e Spanjës.

Mbrëmë në një gjysmëfinale drithëruese fitoi Real Madridi, të cilët prenë biletën për në finale pas 120 minutave lojë duke fituar kundër Barcelonës me rezultat 2-3.

Sonte do të takohen përsëri dy skuadra me histori në Spanjë, Atletico Madrid – Athletic Bilbao.

Image

Diego Simeone ka zgjedhur që edhe në këtë ndeshje të startojë me formacionin e tij të zakonshëm, 4-4-2, kurse në sulm pritet të startojnë Joao Felix dhe Correa.  

Me të njëjtin sistem do të luajë edhe klubi Athletic Bilbao me Williams dhe Sancet në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat