Edon Zhegrova tregon pse firmosi me kampionin e Francës

Futboll

Edon Zhegrova tregon pse firmosi me kampionin e Francës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:22
Edon Zhegrova tregon pse firmosi me kampionin e Francës

Tashmë është edhe zyrtare. Edon Zhegrova ka ndryshuar ambient dhe është transferuar në Francë, tek ekipi kampion në fuqi, Lille.

Kjo është bërë zyrtare nga klubi francez përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Kështu, ylli kosovar lë Baselin për kampionin në fuqi të Francës i cili merr pjesë edhe në Champions League.

Pas këtij transferimi ka ardhur edhe reagimi i parë i Edon Zhegrovës.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj. 

Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, deklaroi Zhegrova për faqen zyrtare të klubit francez.

Ai do të jetë pjesë e Lille për katër vite e gjysmë.

Për transferimin e tij, Lille u desh të paguajë rreth 7 milionë euro, pasi Zhegrova kishte kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2023.

Lyon ishte gjithashtu i interesuar për shërbimet e futbollistit kosovar, i cili gjendet në një formë jetësore momentalisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat