Lojtari i Kosovës i jashtëzakonshëm për asistin tjetër në Serie A

Futboll

Lojtari i Kosovës i jashtëzakonshëm për asistin tjetër në Serie A

Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:56
Lojtari i Kosovës i jashtëzakonshëm për asistin tjetër në Serie A

Ivan Juriç është njeriu që ka arritur që të transformojë Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën te Verona duke i kaluar këta lojtarë nga Verona në ekipe si Napoli dhe Roma.

Këtë herë Juriç është pjesë e Torinos dhe po transformon një tjetër lojtar shqiptar, Mërgim Vojvodën.

Megjithëse nuk i dha shumë besim pas afrimit te Torino, Juriç i bëri ndryshim Vojvodës duke e kaluar nga krahu i djathtë në të majtin.

Aty duket se mbrojtësi shqiptar po jep më shumë fryte teksa edhe në ditën e sotme ka dhënë një tjetër asist në Serie A.

Pjesa e parë mes Sampdorias dhe Torinos është mbyllur në 1-1, teksa goli i Singo erdhi pas krosimit të Vojvodës dhe vallëzimit të tij në krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat