​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Zvicrën në muajin mars

Futboll

​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Zvicrën në muajin mars

Më: 17 janar 2022 Në ora: 17:53
Kosova

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, Kosova ka caktuar zhvillimin e një ndeshjeje miqësore me Zvicrën.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë FFK po ashtu ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat