Mourinho komentoi ndeshjen e lojtarit shqiptar

Futboll

Mourinho komentoi ndeshjen e lojtarit shqiptar

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:28
Mourinho komentoi ndeshjen e lojtarit shqiptar

Mourinho ka lavdëruar për herë të parë Marash Kumbullën, teksa më parë kishte vendosur në dyshim cilësitë e këtij lojtari.

Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri në fushë në përballjen e fituar ndaj Cagliarit me shifrat 1-0. Ndërkohë sipas prestigjiozes “Corriere dello Sport”, ky ishte një mesazh i qartë që i jepet edhe të tjerëve për shkakun e sjelljes shembullore dhe përulësinë që pati Kumbulla edhe pasi fjalët e Murinjos e tejkaluan cakun.

“Mourinho komentoi ndeshjen e Marash Kumbullës ndaj Cagliarit.

E bëri vetë këtë, pa iu bërë qoftë edhe një pyetje për këtë temë nga ndonjë gazetar. Ishte një sinjal pozitiv që i jepet lojtarit dhe grupit në përgjithësi kur shihen reagimet e duhura të lojtarëve. Atëherë Murinjo mund të fali gabimet”, shkruan “Corriere dello Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat