Shqyrtohet shitja e klubit të njohur

Futboll

Shqyrtohet shitja e klubit të njohur

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:51
Shqyrtohet shitja e klubit të njohur

Pronari i Evertonit, Farhad Moshiri po e konsideron shitjen e klubit, pasi nuk ka arritur t’i përmbush objektivat që i kishte.

Iraniani ka investuar rreth 500 milionë euro dhe ka 90% të aksioneve, por kjo pritet të ndryshojë.

Evertoni momentalisht vlerësohet me rreth 400 milioën euro, që i bie se Moshiri do të pësonte humbje të madhe.

Një konzorcium i interesuar ka kontaktuar me biznesmenin iranian dhe oferta po shqyrtohet seriozisht, sipas The Sun.

Evertoni së fundmi shkarkoi trajnerin Rafael Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat