Ranieri: Në Itali i ndryshojnë trajnerët si akulloret!

Futboll

Ranieri: Në Itali i ndryshojnë trajnerët si akulloret!

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:56
Ranieri: Në Itali i ndryshojnë trajnerët si akulloret!

Para disa ditëve, Rafael Benitez u shkarkua nga klubi i Everton si pasojë e rezultateve të dobta, me skuadrën që tashmë është e përfshirë në duelin e mbijetesës. Mbi shkarkimin e spanjollit, ka komentuar edhe tekniku i Watford, Claudio Ranieri i cili thekson se ai që e pëson kur ekipi nuk ecën në rrugën e duhur është trajneri.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, kur një skuadër nuk ka ecuri të mirë atëherë ai që e pëson është trajneri.

Kështu është në të gjithë botën, në Itali është edhe më e theksuar kjo pjesë, por edhe në Spanjë apo Francë.

Benitez nuk mundi të bënte merkato sepse u emërua pas Ancelottit dhe skuadra nuk ishte e ndërtuar prej tij.

Gjeti një ekip dhe u mundua të bënte më të mirën, ndoshta në Angli nuk jeni mësuar me gjëra të tilla por në Itali, trajnerët i ndryshojnë si akulloret”, u shpreh Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat