A ka probleme të Manchester Utd?

Futboll

A ka probleme të Manchester Utd?

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:08
A ka probleme të Manchester Utd?

Mungesa e vazhdimësisë së rezultateve në këtë sezon për Manchester United (vetëm pesë pikë në tre ndeshjet e fundit) i është faturuar së fundmi edhe zërave se lojtarët e Djajve të Kuq janë të përçarë dhe nuk kanë një raport të mirë në grup.

Sipas medieve britanike, futbollistët portugezë me në krye Cristiano Ronaldon kanë afruar në grupin e tyre mesfushorin Fred dhe Alex Telles, ndërsa bashkohen në kritikat për mentalitetin e futbollistëve të rinj.

Megjithatë, ai që ka menduar të hedhë poshtë këto zëra është braziliani Fred, i cili thekson se në këtë rast bëhet fjalë për një “Fake News” dhe se asgjë nuk është e vërtetë.

“Këtu njerëzit i pëlqejnë shumë lajmet e pavërteta, fakti që te United grupi është i përçarë është totalisht i pavërtetë. Sigurisht, ne që flasim portugalisht kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, por kjo nuk do të thotë se nuk flasim me Lingard, Rashford, Greenwood apo Maguire.

Përkundrazi, kemi një shoqëri shumë të mirë edhe me anglezët, në dhomat e zhveshjes atmosfera është shumë e mirë. Në dhomat e zhveshjes jemi gjithë kohën duke kërcyer, edhe pse së fundmi nuk e kemi bërë shumë këtë dhe kjo është vetëm si pasojë e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat