Mrekullia e shqiptarit, i katërti në mesin e futbollistëve më të mirë në Kroaci

Futboll

Mrekullia e shqiptarit, i katërti në mesin e futbollistëve më të mirë në Kroaci

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:17
Mrekullia e shqiptarit, i katërti në mesin e futbollistëve më të mirë në Kroaci

Sipas anketës të të përditshmes “Jutarnji List”, Arian Ademi, hyri në raundin e dytë në përzgjedhjen e futbollistit më të mirë në Kroaci, në 50 vitet e fundit.

Ademi në raundin e parë u ndal në vendin e katërt, me 5.62 për qind të votave, ndërsa në vendin e parë, me 52,4 për qind u ndal Luka Modriç. Para Ademit janë Davor Shuker dhe Robert Prosineçki.

“Faleminderojë gazetarët që më vendosën në listën e 50 futbollistëve më të mirë në Kroaci në 50 vitet e fundit.

Jam i lumtur që kalova raundin e parë dhe u futa në mesin e 25 futbollistëve më të mirë,” tha mes tjeras Ademi.

Përpos këtyre 4 futbollistëve, në raundin e dytë kaluan edhe Zvonimir Boban, Alen Bokshiç, Ivan Gudelj, Niko Kovaç, Zlatko dhe Niko Kranjçar, Vujoviq, Zajec…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat