Di Biagio përulet para Interit

Futboll

Di Biagio përulet para Interit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:23
Di Biagio përulet para Interit

Gigi Di Biagio foli për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur tek Interi dhe rritja e skuadrës me kalimin nga Antonio Conte te Simone Inzaghi. Ish-futbollisti, tashmë trajner, është fokusuar kryesisht te qasja e zikaltërve ndaj ndeshjeve:

“Isha në stadium për Superkupën dhe më bëri përshtypje intensiteti e cilësia e paraqitjes së Interit. Aty u dëshmua se është një ekip shumë i fortë, me një gjendje të shkëlqyer fizike, një lojë argëtuese dhe bindje mendore tipike.

Titulli me Conte zhbllokoi diçka në kokën e lojtarëve. Edhe Simone ishte shumë i mirë për ta kaluar shpejt ekipin në një dimension të ri. Kundërshtari nuk llogaritet, është e rëndësishme të imponosh lojën dhe idetë e tua dhe të tregohesh më i fortë. Këtë po bën Interi i Inzaghi”.

Fjalë të rëndësishme edhe për lojtarët individualë: “Është e mrekullueshme të shohësh sesi Interi arrin të sulmojë gjithmonë me tetë ose nëntë lojtarë, me dy qendrat e mbrojtjes, që vendosen në gjysmënfushën kundërshtare, duke u ofruar për të asistuar ose goditur portën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat