​A do të riluhet ndeshja Milan-Spezia, ja çfarë thotë rregulli përkatës për situata të tilla

Futboll

​A do të riluhet ndeshja Milan-Spezia, ja çfarë thotë rregulli përkatës për situata të tilla

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Ndeshja e Serie-A Milan-Spezia nuk ka gjasa të përsëritet pavarësisht një kërkese të shtruar nga shoqata italiane për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve “CODACONS”.

Kuqezinjtë pësuan një humbje 2-1 kundër Spezias mbrëmë pas një gabimi të qartë të gjyqtarit Marco Serra.

39-vjeçari nuk lejoi në avantazh, por dha një goditje dënimi për Milanin, ndërsa Junior Messias shënoi gol mjaftë të bukur por i cili ishte i pavlefshëm.

Menjëher pas këtij episodi, mysafirët shënuan gol me anë të Emmanuel Gyasit që solli edhe humbjen e “Rossonerëve”.

Presidenti i “CODACONS”, Marco Donzelli, i kërkoi Federatës së Italisë që ndeshje të përsëritet sepse arbitri bëri një gabim teknik të jashtëzakonshëm siç u vërtetua edhe nga reagimi i tij.

Gjyqtari 39-vjeçar do të pezullohet për të paktën dy ndeshje dhe do të rifillojë sezonin e tij në Serie B.

Megjithatë, ndeshja nuk do të riluhet sepse Serra nuk gaboi në zbatimin e ligjit të futbollit, ndaj loja nuk mund të anulohet.

Arbitri u përlot në fund të ndeshjes, por disa yje të Milanit, përfshirë Zlatan Ibrahimovic, shkuan në dhomën e tij të zhveshjes për ta ngushëlluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat