Shkupjanët mposhtën nga skuadra polake  

Futboll

Shkupjanët mposhtën nga skuadra polake  

Nga: K.G. Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:36
Shkupjanët mposhtën nga skuadra polake  

Kampioni i vjeshtës në Maqedoninë e Veriut, Shkupi, është mposhtur me rezultat 4:1 nga Lech Poznan, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Antalia. 

Skuadra polake avancoi me 2:0 në pjesën e parë, po ashtu edhe në pjesën e dytë treguan lojë të mirë.

Skuadra shqiptare ndryshoi përbërjen e pjesës së parë, ndërsa trajneri Sedloski u dha rast shumicës së lojtarëve që po përgatiten në Turqi.

Lech kaloi në epërsi në minutën e 34-të me Amarala dhe katër minuta më vonë Miliq rriti epërsinë në 2:0. 

Në minutën e 54-të Lech arriti në 3:0 me golin e Marhvinskit, ndërsa në minutën e 69-të Radeski shënon me kokë për 3:1.

Në minutën e 75-të, 4:1 pas gjuajtjes së Tibës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat