Bytyqi e Cikalleshi me Konyaspor-in triumfojnë ndaj Adana Demirspori të Arijanet Muriç

Futboll

Bytyqi e Cikalleshi me Konyaspor-in triumfojnë ndaj Adana Demirspori të Arijanet Muriç

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:00
Bytyqi e Cikalleshi me Konyaspor-in triumfojnë ndaj Adana Demirspori të Arijanet Muriç

Futbollisti Dikmen, në minutën e 53-të vulosi fitoren e Konyaspor-it, me rezultat 1:0 kundër Adana Demirspori. 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi e ai i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, u paraqitën për Konyaspor-in. 

Bytyqi luajti standard  e Cikalleshi nga minuta e 69-të. 

Endri Çekiçi e ka zëvendësuar Bytyqin në minutën e 90-të.

Nga ana tjetër, portieri Arijanet Muriç, u paraqit standard për Adanën dhe bëri disa intervenime të mira. 

Pas javës së 22-të në elitën e futbollit turk, Konyaspor renditet në pozitën e dytë me 42 pilë e ka 8 me pak se lideri Trabzonspor dhe Adana është e gjashta me 34.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat