Formacionet zyrtare: Brighton – Chelsea

Futboll

Formacionet zyrtare: Brighton – Chelsea

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Chelsea do ta vizitojë skuadrën e Brightonit të martën mbrëma në duelin e xhiros së 23-të në Premier Ligë. 

Chelsea është pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Premierligë dhe vie pas një humbje 1-0 ndaj Man Cityt në Etihad Stadium, ndërkohë Brightoni është pa humbje në katër ndeshjet e fundit në kompeticion, me dy fitore dhe dy barazime.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Brighton XI: Sanchez; Lamptey, Veltman, Webster, Burn, Cucurella; Gross, Moder, Mac Allister, Alzate; Welbeck.

Chelsea XI: Kepa; Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger; Hudson-Odoi, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Lukaku, Ziyech.

‘Blutë’ pozicionohen në pozitën e tretë në tabelë me 43 pikë të mbledhura, gjersa Brightoni në pozitën e nëntë me 28 pikë të mbledhura.

Kujtojmë që përballja e tyre e cila u zhvillua jo shumë kohë më parë, u mbyll me rezultat 1-1 me një gol barazues të skuadrës mysafire nga Danny Welbeck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat