Senzacion! Shqiptari i Kosovës me ekipin e tij, eliminojnë Dortmundin e Haalandit 

Futboll

Senzacion! Shqiptari i Kosovës me ekipin e tij, eliminojnë Dortmundin e Haalandit 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:37
Paçarada me numër 23

Futbolli nuk do të ishte aq i bukur po të mos kishim befasi të mëdha, siç ndodhi sonte në “Millerntor” në Hamburg. 
St. Pauli, lider i Bundesliga II, eliminon Dortmundin, duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Pauli-n, shkaktojnë senzacion, heqin qafesh prej skuadrave favorite për të fituar Kupën e Gjermanisë.

St. Pauli kualifikohet në çerekfinale e Kupës së Gjermanisë.

Image

Learti, djali i legjendës së futbollit, ish portierit Shukri Paçarada, ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me notë 7.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0 për St. Pauli-n, duke iu falënderuar golave të Amenyido (4') e Witsel (40'-autogol).
 Në minutën e 58-të, Haaland ngushton humbjen, duke shënuar nga penalltia.

Dortmundi eliminohet, ndërsa Paçarada që u paraqit tërë takimin, me St. Paulin avancojnë, më tej, duke i gëzuar tifozët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat