Imami: Fitore që na jep besim

Futboll

Imami: Fitore që na jep besim

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:41
Imami: Fitore që na jep besim

Eni Imami ishte njeriu i ndeshjes në Dinamo-Kukësi. Me golin e tij mbrojtësi i dha tre pikë të arta bluve të kryeqytetit. Në intervistën për Supersport pas ndeshjes, Imami e komentoi fitoren, golin por edhe afrimet e reja.

“Është një fitore që na jep besim për të ecur përpara, e donim këtë fitore për të bërë një hap të madh para, për ta nisur vitin mirë, dhe për të fituar besimin e humbur gjatë ndeshjeve të fundit.

Afrimet e reja na kanë rritur cilësinë në skuadër, të shihje Sabienin që dukej sikur kishte vite që luante me ne ishte diçka e rëndësishme dhe që na jepte besim.

Edhe Denison u paraqit në mënyrë të shkëlqyer ndërkohë që në momentin që do të gjejë formën optimale Reginaldo do të jemi edhe më lart, ndërkohë që drejtuesit kanë premtuar edhe një tjetër afrim dhe besoj që do të jemi një ekip akoma më i kompletuar. Goli im, e rëndësishme ishte që fitoi skuadra, nuk ka rëndësi se kush shënon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat