Ish-futbollisti i United kritika për drejtuesit

Futboll

Ish-futbollisti i United kritika për drejtuesit

Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:19
Ish-futbollisti i United kritika për drejtuesit

Forma me shumë ulje e ngritje e Manchester United në këtë sezon është gjithnjë një temë diskutimi për ish-futbollistët që kanë qenë pjesë e Djajve të Kuq.

Shpeshherë ata janë kritikë dhe kështu ka bërë edhe një ish-mbrojtës si Jaap Stam. Holandezi është “kapur” me Harry Maguire për të cilin thekson se nuk i ka justifikuar 80 milionë paund të shpenzuar për të, ndërsa shton se edhe Wes Brown ishte më i mirë.

“Për Maguire është e rëndësishme që të ketë lojtarë të mirë afër vetes, edhe unë kur luaja me futbollistë të mirë pranë, kisha performanca më të mira.

Ka pasur ndeshje që edhe Maguire ka luajtur mirë, por ndonjëherë kërkon të bëjë më shumë seç i kërkohet.

Duhet të luajë më thjeshtë. Në të kundërt, nëse nuk janë të lumtur me Maguire atëherë duhet t’i kërkojnë llogari Wes Brown ishte më mirë se Maguire, ishte më shpejtë dhe i zgjidhte më mirë situatat një kundër një”, u shpreh Stam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat