Barcelona as në tokë as në qiell, Bilbao kualifikohet pas 120 minutave

Futboll

Barcelona as në tokë as në qiell, Bilbao kualifikohet pas 120 minutave

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 00:06
Barcelona as në tokë as në qiell, Bilbao kualifikohet pas 120 minutave

Athletic Bilbao është në çerekfinale të Kupës së Mbretit! 

Barcelona as në tokë as në qiell, pas 120 minutave eliminohet nga Kupa, duke i zhgënjyer dashamirët e saj.  

Në stadiumin “San Mames” në Bilbao, 37287 shikues, panë lojë të bukur, me raste por një Bilbao që tregoi zemër të madhe deri në  frymën e fundit, 120 minuta lojë. 

Në 4 minutat e fundit të takimit të kohës së rregullt, Bilbao kalon në epërsi (2:1) me golin që ka shënuar Inigo Martinez. 

Një tollovi para portës së katalunasve, Martinez shënoi, por u desh edhe ndihma e VAR-it dhe goli pranohet.  

Kur të gjithë menduan se gjithçka mori fund, në minutën e 90+3, Pedri nga rreth 12-13 metra shënon për 2:2, duke e dërguar sfidën në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pas vazhdimeve Bilbao ngadhënjeu me 3:2 dhe kualifikohet.

Për Bilbaon shënuan Muniain (2' e 105’-nga penalltia), Martinez (86') dhe për Barcelonën Torres (20'), Pedri (90+3').

Iker Muniain shënoi dy gola për Bilbaon dhe është prej më të merituarve për kualifikim.  

Në çerekfinale janë kualifikuar: Valencia, Vallecano, Cadiz, Real Madrid, Sociedad, Betis, Mallorca dhe Athletic Bilbao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat