Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares: Shpiku golin "akrobatik"

Futboll

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares: Shpiku golin "akrobatik"

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:06
Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares: Shpiku golin "akrobatik"

Futbolli shqiptar është në zi. Sot është shtë ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.

"Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur e të shtrenjtë, të bashkëshortit, babait dhe gjyshit shembullor", lajmërojnë familjarët e legjendës së Partizanit.

Robert Jashari lindi më 2 shkurt të vitit 1938. Ai ka qenë futbollist i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, si dhe më pas ka qenë edhe trajner i disa ekipeve.

Gazetari Uvil Zajmi në një shkrim të tijin në Panorama Sport do të shkruante se "Jashari ishte titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit. Tri herë golashënues, pastaj trajner, një karrierë e papërsëritshme, unik në stilin e të luajturit, po kështu edhe në drejtim. Një Pushkash për forcën, energjinë dhe golat e realizuar, por edhe një Van Gal i vërtetë për dinamikën që transmetonte nga stoli".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat