Drita e Gjilani sot zhvillojnë miqësore në Turqi

Futboll

Drita e Gjilani sot zhvillojnë miqësore në Turqi

Më: 23 janar 2022 Në ora: 12:29
Drita e Gjilani sot zhvillojnë miqësore në Turqi

Plot tetë ekipe nga 10 sa janë në Superligën e Kosovës kanë marrë rrugën drejt Antalias të Turqisë për fazën përgatitore.

Ditën e sotme dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani do të zhvillojnë miqësoret e radhës.

Me fillim nga ora 14:00 me kohën tonë lokale, Gjilani do të përballen me skuadrën ruse Chayka.

Ndërkohë një orë më vonë, Drita do të ndeshet me skuadrën ukrainase Chernomorets Odessa e cila e mposhti Prishtinën me rezultat të thellë 4-0.

Ndeshje miqësore:

14:00 Gjilani – Chayka

15:00 Drita – Chernomorets Odessa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat