​Arsenali ndalet me barazim nga Burnley

Futboll

​Arsenali ndalet me barazim nga Burnley

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Arsenali është ndalur me një barazim pa gola (0-0) në xhiron e radhës në Premier Ligë duke u ndarë kështu të kënaqur me vetëm një pikë nga ky ballafaqim.

Edhe pse skuadra e Artetas ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke e dominuar lojën dhe duke krijuar disa raste të mira për shënim, nuk u arrit objektivi për të regjistruar tri pikë të reja.

“Topçinjtë” renditen në vendin e gjashtë me 36 pikë, kurse Burnley në të 20-tin me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e ka mposhtur Crystal Palac-in me rezultat 3-1 duke marrë kështu tri pikë të reja nga ky ballafaqim.

Van Dijk, Chamberlain dhe Fabinho shënuan për skuadrën e Jurgen Klopp që tani ka arritur në kuotën e 48 pikëve në vendin e dytë, nëntë më pak se lideri i tabelës Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat