Liverpooli fiton në fushën e Crystal Palaces

Futboll

Liverpooli fiton në fushën e Crystal Palaces

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:01
Liverpooli fiton në fushën e Crystal Palaces

Liverpooli fitoi në fushën e Crystal Palace dhe ngushton në 9 pikë diferencën me Manchester City-n kryesues, por kjo distancë do të shkonte në 6 pikë nëse “The Reds” do t’ia dalin të triumfojnë në ndeshjen e prapambetur.

Skuadra e Jurgen Klopp e zgjidhi shumë shpejt sfidën në “Selhurst Park”. Ku që në minutën e 8-të e gjeti golin van Dijk, për të ardhur më pas te minuta e 32-të, kur Oxlade-Chamberlain thelloi epërsinë e miqve.

Edouard rihapi takimin në të 55-tën, me golin e 1-2, por një minutë para përfundimin të kohës së rregullt Fabinho vulosi suksesin 1-3 të Liverpoolit.

Tjetër rezultat i pakënaqshëm për Arsenalin, që pas humbjes me Manchester City-t ngeci 0-0 në “Emirates” përballë Burnley-t.

Ndërkohë nuk pati fitues as në sfidën mes Leicester City-t dhe Brightonit, që përfundoi 1-1. Daka realizoi në fillim të pjesës së dytë për “Dhelprat”, por reaguan miqtë me Wellbeck në minutën e 82-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat