Aliu, përforcimi i radhës i Prishtinës

Futboll

Aliu, përforcimi i radhës i Prishtinës

Më: 23 janar 2022 Në ora: 21:30
Aliu, përforcimi i radhës i Prishtinës

Sulmuesi i krahut, Adonis Aliu, është përforcimi i radhës i FC Prishtinës. 

Futbollisti nga qyteti i Prishtinës së fundmi ishte pjesë e Llapit, derisa si futbollist është kalitur te 2 Korriku i Prishtinës. 

20-vjeçari konsiderohet si futbollist me shumë potencial. Ai ka fimosur për 2.5 vjet. 

Ish-reprezentuesi i Kosovës U-19 pas prezantimit si futbollist i Prishtinës e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit. 

"Secili e njeh namin e Prishtinës si klub, fakt që nuk mohohet nga askush. Për mua është privilegj që si 20-vjeçar ta kem nderin për ta prezantuar emrin e Prishtinës. 

Si fillim, synoj së pari të tregohem korrekt dhe ta shpërblej besimin e dhënë nga trajneri (Abdulah Ibrakoviq), i cili  ka kërkuar të jem pjesë e planeve të tij për pjesën e mbetur të edicionit. Ideologjia e trajnerit për të punuar me të rinjtë më jep motiv shtesë për më shumë punë dhe më shumë ambicie personale, krahas atyre ekipore. 

Emri Prishtinë tregon se ambiciet gjithmonë janë për trofe. Jemi shumë lojtarë të rinj në ekip dhe së bashku me përvojën dhe kualitetin që është në ekip, si dhe punën e madhe të trajnerit, mund t’i arrijmë synimet. T’ia lëmë kohës, fundi i edicionit do t’i zbulojë të gjitha", tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat