“Veliaj do vazhdojë me aksion absurd”, Kodra: Tentativa e Bashkisë për të manipuluar procesin e SHRF, dështoi

Futboll

“Veliaj do vazhdojë me aksion absurd”, Kodra: Tentativa e Bashkisë për të manipuluar procesin e SHRF, dështoi

Më: 24 janar 2022 Në ora: 20:38
Fatjon Kodra

Federata shqiptare e Futbollit publikoi sot audio-përgjimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërcënon hapur institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i FSHF, Fatjon Kodra, i cili në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora  Neës, është shprehur se një situatë e tillë pothuajse përsëritet çdo katër vjet.
Sipas tij  tentativave e Bashkisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e shoqatës rajonale të futbollit ka dështuar.

Fatjon Kodra: Është një situatë që pothuajse ndodh çdo katër vjet, sa herë që afrohen zgjedhjet për kreun e FSHF. Ka një mobilizim të politikës për të ndërhyrë dhe për të manipuluar procesin. Nuk është hera e parë. Takimi i Veliajt me shoqatën rajonale të futbollit. Është diçka absurd sepse SHRF ka zhvilluar zgjedhjet. Tentativa e bashkisë për të manipuluar këto zgjedhje.

Ndër të tjera ai tha se nuk është thjesht vetëm ndërhyrja e Bashkisë por është diçka edhe më e gjerë., sakaq shton se Kryebashkiaku Erion Veliaj po tenton të vazhdojë një aksion absurd.

Fatjon Kodra: Nuk është thjesht vetëm ndërhyrja e Bashkisë por është diçka edhe më e gjerë. Veliaj po tenton të vazhdojë me një aksion absurd. Po tenton që të kalojë përtej situatave absurde. Është komuniteti I futbollit që vendos për organet drejtuese, qoftë të shoqatave rajonale, qoftë në FSHF.

Në shoqatën rajonale të Tiranës, bëjnë pjesë 41 anëtarë. Anëtarët kanë përzgjedhur 65 delegatë. Po flasim për një proces me norma të qarta statutore. 41 anëtarët dihet se kush janë. Ata tentuan të prishin procesin, u larguan nga salla dhe më pas dolën në media dhe bën ato deklaratat.

Ai shpjegoi se si nisi sulmi ndaj FSHF.

Fatjon Kodra: Goli bëhet në fushën e lojës, por për politikën goli bëhet jashtë fushe. E gjithë kjo përpjekje e Bashkisë së Tiranës, e nisur prej disa vitesh përbën një absurditet. E gjitha nisi me një deklaratë të Veliajt, e cili sulmoi futbollin. Nuk e kuptoj çfarë tagri ka Bashkia e Tiranës të bëjë akuza të tilla publike, të bëjë akuza pa fakte për Dukën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat