Ilir Meta thirrje politikës: Mos na përzë nga UEFA e FIFA

Futboll

Ilir Meta thirrje politikës: Mos na përzë nga UEFA e FIFA

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:59
Ilir Meta thirrje politikës: Mos na përzë nga UEFA e FIFA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar nga politika të qëndrojë larg sportit dhe të mos e rrezikojë Shqipërinë me përjashtim nga UEFA e FIFA.

Reagimi i Metës vjen pas eksplozivit që shpërtheu mbrëmë në shtëpinë e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në fillim të marsit për president të FSHF-së.

“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini?

Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat