Presioni

Futboll

Presioni

Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:27
Mbrojtësi i Gjermanisë i ofenduar nga presioni i drejtuesve

Dy ditë më parë te Bayerni shpërtheu çështja “Süle”. Qendërmbrojtësi, kontrata e të cilit me klubin gjerman përfundon më 30 qershor, refuzoi të rinovonte. Është një rast i ngjashëm me atë të Alabas, një vit më parë. Gjermani, i cili është në orbitën e Barcelonës, nuk është zemëruar me klubin bavarez për arsye ekonomike.

Sipas “Sport1”, Sule nuk e ka kapërdirë presionin që i është bërë nga drejtuesit e lartë. Më konkretisht, ai është mërzitur shumë nga deklaratat e presidentit, Herbert Hainer, i cili është shprehur në formë ultimatumi.

Ne i kemi bërë ofertë Niklas Süles. Tani i takon atij të pranojë ose refuzojë. Sigurisht, duhet të jetë brenda një afati të caktuar kohor, sepse do të duhet të pozicionohemi në përputhje me rrethanat.”

Nuk kaluan pa u vënë re as kritikat e Rummenigges për një gabim të supozuar në mbrojtje kundër Eintrachtit pothuajse një vit më parë. “Stuhia” brenda klubit përkon me interesimin e Barcelonës për lojtarin.

Ndërkohë, Bayern tashmë po mendon për Andreas Christensen dhe Antonio Rüdiger, të dy lojtarë të Chelsea-t, si zëvendësues të mundshëm të Süles. Megjithatë, lojtari i përfaqësueses gjermane ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat