Mehmeti: Pa presion në derbi, edhe Kupa na çon në Europë

Futboll

Mehmeti: Pa presion në derbi, edhe Kupa na çon në Europë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:44
Mehmeti: Pa presion në derbi, edhe Kupa na çon në Europë

Të enjten, në “Air Albania”, luhet deri i kryeqytetit, Dinamo-Partizanit, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në konferencën për shtyp të rastit, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti, tha se pavarësisht se ndeshjet e Kupës kanë specifike tjetër, synimi mbetet vetëm fitorja.

“Është një ndeshje derbi që ka rëndësi specifike për ne. Dinamo ka ndryshuar, por ne kemi filozofinë tonë. Dinamo është skuadër e mirorganizuar, ka ndryshuar, por të lë të luash futboll dhe ne duhet të tregojmë vlerat tona. Ne do të kërkojmë me patjetër fitoren. Do të futemi në fushë për të fituar. Porosia e veçantë për sulmuesit është që të mos të ndjejnë presionin, të luajnë me entuziazëm dhe të luajnë pa vetëbesimin e tepërt. Skuadra duhet të jetë fanatike në veprimet sulmuese.”

Kupa, rruga e shkurtër për në Europë: “Duke pasur parasysh pozicionin që ndodhemi në tabelën e renditjes, do të bëjmë maksimumin që të rritemi. Kupa është bonus që na dërgon në Kupat e Europës, që është objektivi minimal i Partizanit.”

Merkatoja: “Shpresoj që në mbylljen e merkatos të plotësojmë disa elementë që i kemi të nevojshëm për të arritur objektivat. Partizani lufton gjithmonë për të dy trofetë. Duam që ta kalojmë këtë situatë dhe të ngjitet sa më lart. Merkato e janarit të jep shumë pak mundësi, duhet të jesh shumë i kujdesshëm me përzgjedhjet sepse nuk kemi shumë alternativa.

Gjendja e Bitrit: “Bitri ka pasur disa probleme si pasojë e mungesës së gjatë për shkak të COVID-19 dhe me tapetin sintetik, sepse me Astanën ai është stërvitur me tapet tjetër dhe i ka ardhur ky dëmtim. Është rikuperuar 80%, sot do të jetë dita që do të vendosim për të shpresoj që Bitri të jetë në lojë, por kjo varet nga dakordësia që mund të japë stafi mjekësor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat