Murati te Phoenix-i

Futboll

Murati te Phoenix-i

Nga: K.G. Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:21
Murati te Phoenix-i

Klubi i futbollit Phoenix e Banjës përforcohet me futbollistin Almedin Murati. 

Phoenix kërkon rezultate sa më të mira për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A. 

“FC Phoenix ka arritur marrëveshje me sulmuesin Almedin Murati. 

Murati është sulmues i dëshmuar në futbollin kosovar, së fundmi ka qenë pjesë e KF Arbëria por më parë ka luajtur edhe për KF Vëllaznimi dhe FC Drita. 

FC Phoenix i dëshiron mirëseardhje Almedinit dhe shumë suksese me ekipin tonë”, njofton FC Phoenix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat